
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen Kohler: Përjetësisht mirënjohës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e ish-presidentit të Gjermanisë, Horst Kohler, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani ka shprehur mirënjohje të thellë për Kohler, gjatë mandatit të së cilit Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës.
“Ngushëllimet tona më të thella popullit gjerman për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Horst Köhler. Gjatë mandatit të tij, Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës – një moment historik për kombin tonë. Ne mbetemi përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur. Mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin gjerman në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Osmani.
(Kosova Sot Online)