Detaje nga tragjedia me tri viktima në Gjakovë: Njëri 15 vjeç, tjetri 14 vjeç, për të tretin ende nuk dihet mosha
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën mbrëma në Jabllanicë të Gjakovës, ku 3 fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Ai tha se njëri nga viktimat është 15 vjeç dhe tjetri 14 vjeç, ndërs për viktimën e tretë ende nuk dihet mosha saktë.
Graishta po ashtu tha se fshatarët i kanë larguar nga aty trupat e pa jetë.
(Kosova Sot Online)