Krasniqi - Kurtit: Ma bre burrë se u bëne përallë

  • A.P /
  • 03 February 2025 - 07:50
Krasniqi - Kurtit: Ma bre burrë se u bëne përallë

“Ma bre burrë se u bane përrallë!”, tha profesori Milazim Krasniqi në një reagim ndaj deklarimit të sotëm të kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, i cili e barazvleroi dashurinë për familjen e fëmijët me votë për Vetëvendosjes, dhe se e kundërta “veç ata që nuk e duan familjen e fëmijët e tu, mundesh mos m’e votu për Vetëndosjes”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Postimi i Milazim Krasniqit:

“Kurti ua mohon qytetarëve dashurinë për fëmijët e familjet nëse s’janë votues të Vetëvendosjes”

Koment: Deklarata e këtillë është e pamoralshme, johumane, e palogjikshme. Idetë e tilla mund të gjallojnë vetëm në Korenë e Veriut, ku shteti paraqitet si pronar i fëmijëve. Ma bre burrë se u bane përrallë!

(Kosova Sot Online)