Një person ka raportuar se ka hasur në një mjet shpërthyes në Ferizaj

  • A.P /
  • 03 February 2025 - 08:43
Një person ka raportuar se ka hasur në një mjet shpërthyes në Ferizaj

Një person ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka dalë njësia për deminim e FSK’së dhe ka bërë tërheqjen e mjetit.

“GJETJE  E  MJETIT TË DYSHUAR- Ferizaj / 02.02.2025 – 12:44. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes ka dal njësia për deminim të FSK-së dhe ka bërë tërheqjen e mjetit (predhë artilerie).”

(Kosova Sot Online)