
Pse nuk u shpall ditë zie për tragjedinë në Jabllanicë?

Tre fëmijë humbën jetën në Jabllanicë të Gjakovës si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ideal Ramaj, Ramë Mehmeti dhe Veton Morina u zunë poshtë nga pllakat e ndërtesës së braktisur, në rrethana ende të paqarta.
Pavarësisht kësaj tragjedie, partitë politike nuk ndërprenë aktivitetet e tyre zgjedhore.
Aktivisti i shoqërisë civile, Avi Gashi, kritikoi mungesën e ndjeshmërisë nga pushteti.
“Me keqardhje kisha thonë që me marr 1 minutë heshtje me shpreh ngushëllime figurës së Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, që përkundër krejt kësaj ngjarjeje mbrëmë ka festu në Gate Club dhe nuk e patë ndjesinë morale për me anulu atë festë”, tha Gashi.
Ndërkohë, gazetari Kushtrim Bekolli tha se kjo situatë tregon një mungesë të ndjeshmërisë shoqërore.
“Është pak e frikshme sepse po vërehet se ka humb njerëzillëku”, potencoi Bekolli.
(Kosova Sot Online)