
Ja sa aksidente u raportuan javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar janë shqiptuar 1223 gjova dhe janë pezulluar 14 patentë shoferë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Po ashtu janë raportuar 28 aksidente, prej të cilave 14 persona janë lënduar.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.”
(Kosova Sot Online)