![KQZ, ka numëruar 5.29% të votave, ja cila parti po kryeson](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/21/200x200_kqz1634808110.jpg)
200.000 qytetarë janë shpërngulur gjatë 20 viteve të fundit në Maqedoni
![200.000 qytetarë janë shpërngulur gjatë 20 viteve të fundit në Maqedoni](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/19/auto_emigrimi-shqiperi-te-rinj-ikje1637340153.jpg)
Maqedonia e Veriut po e humb betejën kundër largimit të kuadrove të kualifikuar. Të dhënat e Eurostatit tregojnë se të paktën 200,000 njerëz, ose gati 10% e popullsisë totale janë shpërngulur në vende të tjera të Evropës gjatë dy dekadave të fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kryesisht emigrojnë në vendet perëndimore të BE-së, si Gjermania, Italia dhe Austria, si dhe në Zvicër, e cila nuk është anëtare e BE-së. Megjithatë, një rritje e numrit të emigrantëve nga Maqedonisë së Veriut është vërejtur edhe në vendet anëtare të BE-së më afër saj, si Sllovenia, Kroacia dhe Bullgaria, gjatë viteve të fundit.
Sipas Forumit Ekonomik Botëror, Maqedonia e Veriut ka një nga nivelet më të larta të largimit të kuadrove të kualifikuar në botë.
Të rinjtë janë të zhgënjyer nga niveli i lartë i korrupsionit në vend, mungesa e mundësive dhe perspektiva e pasigurt për të ardhmen.
(Kosova Sot Online)