Stoltenberg kthehet në politikë si ministër i Financave i Norvegjisë

  • A.P /
  • 04 February 2025 - 11:33
Stoltenberg kthehet në politikë si ministër i Financave i Norvegjisë

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i kthehet politikës kombëtare pasi ka pranuar postin e ministrit të Financave si pjesë e një riorganizimi të kabinetit pas rënies së koalicionit të Partisë Laburiste me Partinë e Qendrës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat norvegjeze po raportojnë se ai ka marrë një pushim të pacaktuar nga pozita e tij tjetër si kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut për të marrë rolin e ri.

Stoltenberg ka qenë më parë kryeministër i Norvegjisë në vitet 2000-2001 dhe 2005-2013, shkruan The Guardian.

(Kosova Sot Online)