Tetë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës

  • A.P /
  • 05 February 2025 - 08:40
Tetë vjet nga rrënimi i murit në veri të Mitrovicës

Muri ilegal në veri të Mitrovicës afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dy ekskavatorëve iu deshën vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.

Derisa u tha se nuk do të ketë mure në atë pjesë, është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidh jugun dhe veriun.

E para që doli për t’i vëzhguar punimet ishte shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostollova, e cila tha se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj.

Muri ndarës qëndroi në këtë pjesë të qytetit për dy muaj radhazi.


(Kosova Sot Online)