
Nga 5 maji 2025, kosovarët mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa viza

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv tha se marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet dy vendeve u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Gëzohem t’ju njoftoj se Marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të Marrëdhënieve Diplomatike Izrael-Kosovë”, shkroi ajo në një postim në X.
“Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave”, shtoi ajo.
Ambasadorja Ziv theksoi se “që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë”.
(Kosova Sot Online)