Hamasi: Populli ynë në Gaza nuk do të lejojë të kalojnë planet e Trumpit

  • A.P /
  • 05 February 2025 - 10:06
Hamasi: Populli ynë në Gaza nuk do të lejojë të kalojnë planet e Trumpit

Grupi palestinez Hamas tha se populli palestinez nuk do të lejojë zbatimin e planeve të presidentit amerikan Donald Trump për të dëbuar palestinezët nga Rripi i Gazës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke refuzuar komentet e Trumpit, i cili tha se banorët e Gazës “nuk kanë zgjidhje tjetër përpos se të largohen”, udhëheqësi i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, tha se deklaratat e tilla janë “recetë për krijimin e kaosit dhe tensionit në rajon”.

“Populli ynë në Rripin e Gazës nuk do të lejojë që këto plane të kalojnë”, tha Abu Zuhri, duke shtuar se “ajo që nevojitet është t’i jepet fund okupimit dhe agresionit (izraelit) kundër popullit tonë, e jo dëbimit të tij nga toka e tyre”.

(Kosova Sot Online)