Krasniqi: Me politikën e Kurtit, rreziku që Kosova të bëhet si Palestina është shumë real

  • A.P /
  • 05 February 2025 - 11:28
Krasniqi: Me politikën e Kurtit, rreziku që Kosova të bëhet si Palestina është shumë real

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke cituar ish ambasadorin e ShBA-së, Jeff Hovenier, Krasniqi ka bërë një paralajmërim ogurzi.

Sipas tij, me politikën konfliktuoze të Kurtit, ekziston rreziku real që Kosova të shndërrohet në një Palestinë.

“Politika dritëshkurtër, në rastin më të keq në Kosovë e krijon Palestinën, në rastin më të mirë Qipron.” (Ambasadori Hovenier më 18 shtator 2023). Me politikë konfliktuoze të Kurtit, rreziku që Kosova të bëhet si Palestina (Gaza) është shumë real. Ende kemi mundësi ta shmangim fatkeqësinë – me votë” – ka shkruar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)