Një i vrarë dhe pesë të plagosur si pasojë e një sulmi në Ohio të SHBA-së

  • A.P /
  • 05 February 2025 - 11:56
Një i vrarë dhe pesë të plagosur si pasojë e një sulmi në Ohio të SHBA-së

Policia në Ohio të SHBA-së ishte duke kërkuar një sulmues që vrau një person dhe plagosi pesë të tjerë në një depo në qytetin New Albany, thanë autoritetet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sulmuesi është identifikuar dhe policia ishte “duke punuar për ta sjellë të dyshuarin në ndalim”, thuhet në një deklaratë të zyrtarëve lokalë, ku shtohet se të gjithë punëtorët janë larguar nga depoja ku ndodhi rasti, raporton “Reuters”.

Incidenti duket si “sulm i llojit të shënjestruar”, tha komandanti lokal i policisë, Greg Jones, pa ofruar hollësi.

Ai po ashtu tha se para sulmit nuk kishte ndonjë zënkë dhe motivi nuk është zbuluar.

Një armë zjarri u gjet në vendin e ngjarjes, thuhet në raport, pa u ofruar hollësi për llojin e saj.

Policia iu përgjigj raportimeve për një sulmues aktiv duke e izoluar depon e kompanisë për produkte të kujdesit personal, “KDC/One”, thanë autoritetet lokale.

Pesë të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim, tha një zyrtar i qytetit.

(Kosova Sot Online)