Ushtarët e KFOR-it turk patrullojnë në pjesën veriore

  • A.P /
  • 05 February 2025 - 14:18
Ushtarët e KFOR-it turk patrullojnë në pjesën veriore

Ushtarët turq, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it, kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës, për të siguruar stabilitet dhe liri të lëvizjes në zonë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të KFOR-it.

(Kosova Sot Online)