
Digjet një veturë në Podujevë, dyshohet se një person vdiq

Një veturë e tipit Golf 7 është djegur dje në fshatin Gllamnik të Podujevës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
Ai tha se dyshohet se brenda veturës ka eshtra të njeriut dhe se vetura është me targa të Serbisë.
(Kosova Sot Online)