![Zbardhet dosja e SPAK, ja si gënjeu Veliaj](/uploads/kosova-sot/images/2023/October/22/200x200_spak1697984003.jpg)
Hoti, ka reaguar në lidhje me përdorimin e fjalës 'diletant'
![Hoti, ka reaguar në lidhje me përdorimin e fjalës 'diletant'](/uploads/kosova-sot/images/2024/September/21/auto_Avdullah-Hoti-31726929700.jpg)
Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me përdorimin e fjalës “diletant” ku LVV-ja është ankuar në PZAP, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Hoti, përmes një postimi në facebok është shprehur se nuk ka pasur qëllim fyes, kërcënues apo tentativë për nxitje të urrejtjes.
“Për sqarim të opinionit, fjalori i gjuhës shqipe thotë:
diletánt,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t)
1. amator.
2. me kuptim keqësues; ai që merret me veprimtari në fushën e shkencës, të artit etj. pa pasur përgatitjen e nevojshme: ra në duar diletanti”, ka shkruar Hoti.
Ndërsa theksoi se PZAP-ja e shpalli të pabazë ankesën, pasi sipas tij nuk ka pasur shkelje të ligjit në përdorimin e kësaj fjale.
“Poshtë gjeni vendimin e PZAP-së, i cili e shpalli të pabazuar ankesën kundër meje dhe ka vlerësuar se nuk ka pasur shkelje të ligjit në përdorimin e kësaj fjale. Kjo është një fjalë konform lirisë së shprehjes dhe, si e tillë, është plotësisht e drejtë e garantuar nga Kushtetuta.
Nuk jam fajtor pse këta nuk e kuptojnë fjalorin e pasur të gjuhës shqipe. Drejtësia triumfon”, ka shkruar Hoti.
(Kosova Sot Online)