Beqiri: Vjosa Osmani, e vetmja shpresë e mbajtjes së raporteve me ShBA-në

  • A.P /
  • 07 February 2025 - 07:26
Beqiri: Vjosa Osmani, e vetmja shpresë e mbajtjes së raporteve me ShBA-në

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk shihet si aleat nga ShBA, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Beqiri ka thënë se Kurti nuk mund të shkojë në ShBA duke fyer zyrtarët e këtij shteti.

Ai ka thënë Kurti Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë mund ta sheh vetëm në ëndërr.

Beqiri ka thënë se shpresa e vetme për ruajtjen e raporteve me ShBA-në është presidentja Vjosa Osmani.

“Z.Kurti, kuptohet Zyrën Ovale se ka pa asnjëherë, sepse s’mundet me pa një njeri që fyen zyrtaret e shtetit vazhdimisht dhe me pa ëndrra që hynë brenda. Nuk është aty siç themi ne në Prishtinë “Hani i Diliti” me hy e me dal kushdo. Në rasti konkret znj.Osmani, vetëm vizita ne Departamentin e Shtetit tregon, është e vetmja aktualisht shpresë e mbajtjes së këtyre kontakteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse z.Kurti për ta nuk ekziston, ai është kryeministër i vendit po në këto relacione nuk e shohin ata. Se ka pa as administrata Biden. ShBA bashkëpunon me gjithë ata që i fitojnë zgjedhjet, por kjo nuk do të thotë se i përkrahin këto budallaki që i bëjnë. Këto katër vitet kanë qenë më të vobekta në raport me ndërkombëtarët”, ka thënë Beqiri. 

(Kosova Sot Online)