Abdixhiku: Të gjithë punëtorëve të shtetit do ua rrisim pagat

  • A.P /
  • 07 February 2025 - 13:11
Abdixhiku: Të gjithë punëtorëve të shtetit do ua rrisim pagat

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka përsëritur zotimin për koeficientin 150 euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, të gjithë punëtorët e shtetit me këtë koeficient, do t’i marrin 200 euro më shumë pagë, që në javën e parë të mandatit.

‘’Po ashtu, jemi zotuar, që për të gjithë mësuesit, mjekët, ushtarët, policët, zjarrfikësit, për të gjithë shërbyesit civil pra për të gjithë punëtorët e shtetit, do tua rrisim pagat me koeficient 150 që në javën e parë! Nga 200 euro më shumë për secilin muaj për ta. Pensionistëve të lënë në lëmoshë, do t’u rrisim pensionet për 36.2%, e të gjitha barnat do të jenë falas për ta’’, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Gjilan.

(Kosova Sot Online)