Skandaloze: Gjesti goditet fizikisht në 'Big Brother Albania Vip' në ditën e Zgjedhjeve në Kosovë

  • A.P /
  • 09 February 2025 - 08:45
Skandaloze: Gjesti goditet fizikisht në 'Big Brother Albania Vip' në ditën e Zgjedhjeve në Kosovë

Në ditën e Zgjedhjeve në Kosovë, artisti nga Kosova Gjesti, është goditur fizikisht nga një banor në  'Big Brother Albania Vip',  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Derisa ishin duke u sfiduar në orën e 11-të në lojën e rezistencës, G-Bani pasi humbi sfidën ka goditur me grusht Gjestin duke e hedhur në tokë së bashku me Eglin.

Ky është një një tjetër veprim skandaloz nga G-Bani i cili vazhdon të tolerohet me sjelljet e tij huligane në "Big Brother Albania Vip".

Reagimet nuk munguan dhe nga banorët dhe komentuesit të cilët u shqetësuan për Gjestin, gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky është skandali i radhës në këtë edicion ku Gjesti po sulmohet vetëm pse është pretendeti kryesor për të fituar.


(Kosova Sot Online)