![Rezultatet e fundit nga vendvotimet e procesuara, kjo parti është duke befasuar](/uploads/kosova-sot/images/2021/January/26/200x200_4MainParties1611652442.jpg)
Roth: Kosova tani është një nga shtetet më ambicioze në Ballkanin Perëndimor
![Roth: Kosova tani është një nga shtetet më ambicioze në Ballkanin Perëndimor](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/11/auto_2019-07-08-Michael_Roth_Politiker-hart_aber_fair-6448-600x3601694422297.jpg)
Deputeti i Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka shkruar për zgjedhjet që po mbahen në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Kosova tani është një nga shtetet më ambicioze në Ballkanin Perëndimor në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Në të njëjtën kohë, asnjë vend tjetër nuk e ka kaq të vështirë, sepse disa njerëz e mohojnë sovranitetin e tij. Sot është dita për të zgjedhur demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Thuaj jo nacionalizmit dhe urrejtjes”, ka shkruar deputeti gjerman në ‘X’.
(Kosova Sot Online)