Hamza: Le ta bëjmë këtë të diel një ditë shprese në krejt Kosovën

  • A.P /
  • 09 February 2025 - 11:11
Hamza: Le ta bëjmë këtë të diel një ditë shprese në krejt Kosovën

Bedri Hamza dhe familja e tij kanë votuar në Mitrovicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hamza i ka inkurajuar të gjithë që të votojnë.

Ai ka thënë se ka votuar për të siguruar që vlerat, vizioni dhe prioritetet e tyre ta formësojnë të ardhmen e shtetit tonë.

Hamza ka thënë se kjo e diel është një ditë shprese në krejt Kosovën.

“Unë dhe familja ime sapo votuam. I inkurajoj të gjithë që ta bëjnë të njëjtën gjë. Unë votova për të siguruar që vlerat, vizioni dhe prioritetet tona ta formësojnë të ardhmen e shtetit tonë.
Le ta bëjmë këtë të diel një ditë shprese në krejt Kosovën.”, ka shkruar Hamza.

(Kosova Sot Online)