Hargreaves: Emocionuese të shikosh zgjedhjet e sotme në mbarë Kosovën

  • A.P /
  • 09 February 2025 - 12:47
Hargreaves: Emocionuese të shikosh zgjedhjet e sotme në mbarë Kosovën

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot qendrën e votimit në shkollën fillore Sveti Sava në Mitrovicën e Veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hargreaves u tha gazetarëve se ai shkoi për të marrë një pasqyrë se si po shkonte dita e zgjedhjeve dhe gjithashtu u kërkoi qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Është vërtet emocionuese të jesh këtu dhe të shikosh zgjedhjet e sotme në mbarë Kosovën”.

Ai shpreson në një pjesëmarrje vërtet të madhe të qytetarëve dhe që secili të ushtrojë të drejtën e votës dhe të zgjedhë se kush do ta qeverisë Kosovën.

Ai u bëri thirrje votuesve të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.

(Kosova Sot Online)