![Haga ndërpret hetimet ndaj Sylejman Selimit](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/13/200x200_sylejman_sellimi1739460809.jpg)
Kurti: Ne kemi zgjeruar bashkëpunimin tonë me SHBA-në
![Kurti: Ne kemi zgjeruar bashkëpunimin tonë me SHBA-në](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/29/auto_albin-kurti-kryeminister1724926892.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, të shtunën ka folur për gazetën britanike “The Guardian”. Përveç zgjedhjeve, Kurti ka folur edhe për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurit i ka thënë gazetës britanike se ende s’ka pasur asnjë kontakt me administratën e re amerikane të Donald Trump dhe që ka shumë arsye për të besuar se raporti Kosovë-SHBA do të mbetet i fortë si gjithmonë.
“Ne kemi zgjeruar bashkëpunimin tonë me SHBA-në gjatë mandatit tonë. Dikur ka qenë kryesisht diplomatike dhe ne kemi shtuar mbrojtjen dhe zhvillimin”,ka thënë Kurti.
Gazeta britanike ka përmendur edhe kritikat e fundit që Kurtit i kanë ardhur nga emisari special i Trump, Richard Grenell, sa i përket raportit mes dy shteteve.
(Kosova Sot Online)