Numërohen mbi 92 përqind e votave – Këto janë rezultatet aktuale

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 07:00
Numërohen mbi 92 përqind e votave – Këto janë rezultatet aktuale

Janë numëruar 92.19 e për qind të votave  ose 2 mijë e 333 nga 2 mijë e 533 vendvotime sa janë gjithsej, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas rezultateve aktuale  LVV ka 41.29 për qind, PDK-21.83 për qind derisa LDK – 17.75 për qind të votave.

Këto rezultate janë publikuar pas probleme që pati faqja e Komisionit Qendror të zgjedhjeve me orë të tëra.

KQZ-ja e ka pranuar që ka probleme teknike, ndërkaq në opinionin publik ka pasur dyshime të mëdha për këtë siç është cilësuar skandal në procesin zgjedhor.

(Kosova Sot Online)