Bali Muharremaj, e pranoi humbjen e AAK-së në Suharekë

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 07:24
Bali Muharremaj, e pranoi humbjen e AAK-së në Suharekë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se sot është treguar kultura dhe demokracia nga ana e qytetarëve, të cilët kaluan një proces elektoral pa asnjë incident, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Muharremaj e pranoi humbjen e AAK-së në Suharekë, ku tha se në këtë komunë, sipas rezultateve preliminare po udhëheq Lëvizja Vetëvendosje.

“Në rezultatet preliminare sonte, u tregua se subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në Suharekë, të cilëve ju uroj suksese”.

“Natyrisht, i falënderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e AAK-së për bashkëpunimin në këto zgjedhje”, tha Muharremaj, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai i uroi suksese edhe subjekteve të tjera politike, ku tha se të gjithë i presin shumë punë për shërbim ndaj qytetarëve të komunës së Suharekës.


(Kosova Sot Online)