Kurti: PDK-yhi e LDK-yhi nuk bëjnë sa LVV-ja

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 07:36
Kurti: PDK-yhi e LDK-yhi nuk bëjnë sa LVV-ja

Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij në Prishtinë iu është drejtuar simpatizantëve të partisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ajo që dihet nga rezultatet preliminare është se edhe PDK-yhi e LDK-yhi bashkë nuk bëjnë sa LVV-ja jonë”, ka thënë Kurti në tubimin në shesh të Prishtinës.

Më tej, ai i ka quajtur këto parti “hajvana”.

“Kanë bë marrëveshje me dreqin…Çfarë hajvanash…çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit – e kanë marrë vesh sonte…Kur ne e thoshim një zotim, ia shtojshin nja 50 a 100 a 200 përqind”, tha ai.

“Hajnat kanë me shku në burg, se ky mandat është mandat….i drejtimit të drejtësisë me Byronë….me prokurori speciale kundër krimit dhe korrupsionit dhe vetting në sistemin e drejtësisë”, tha ai.

Kurti ka falënderuar qytetarët që e kanë votuar.

LVV-ja pritet të dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, e pasuar nga PDK-ja si e dyta, dhe LDK-ja e treta.

(Kosova Sot Online)