KQZ del me njoftim

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 11:44
KQZ del me njoftim

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se është tejkaluar problemi që kishte mbrëmë me ëebfaqen e KQZ’së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai shtoi se të dhënat po shfaqen pa pengesa dhe se mund t’iu referoheni atyre.

“Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt. Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve. Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike.”

“Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahahsuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.”

(Kosova Sot Online)