
Krasniqi: '68 për qind është dalja reale në zgjedhje'

Albert Krasniqi, analist, ka komentuar zgjedhjet e 9 shkurtit, ku fituese doli VV-ja me 41 për qind deri tani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Krasniqi ka shkruar se dalja në zgjedhje është e lartë.
Ai ka bërë një interpretim interesant.
“Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në Kosovë janë 1,118,483 banorë mbi 18 vjeç, rrjedhimisht me të drejtë vote. Kjo i bje që dalja reale në zgjedhjet e fundit brenda vendit, prej 799,954 (por që mund të ketë edhe votues që kanë ardhur nga jashtë vendit), të jetë rreth 68%” – ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)