Ja sa deputetë i takojnë VV-së, bazuar në dy versione të DnV-së

  • A.P /
  • 11 February 2025 - 09:56
Ja sa deputetë i takojnë VV-së, bazuar në dy versione të DnV-së

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se sipas rezultateve aktuale të votave, Lëvizjes Vetëvendosje i takojnë 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se derisa rezultatet në vendvotimet e rregullta janë në përfundim, Partia Demokratike e Kosovës i merr 25 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 deputetë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë.

Sipas Cakollit, nëse VV-ja i merr 60% të votave nga diaspora, do t’i marrë edhe dy mandate shtesë në Kuvend.

Ai ka shtuar se në një variant, nëse VV-ja i fiton mbi 75 për qind të votave jashtë vendit, mund t’i arrijë deri në 51 deputetë, ndërsa në një tjetër variant nëse merr më pak se 50% të votave, mund të bjerë në 46 deputetë.

“Përndryshe, votat/përqindja e partive që nuk e kalojnë pragun as nuk shpërndahen e as nuk i shtohen ndonjë partie tjetër – ato thjesht nuk llogariten gjatë ndarjes së mandateve”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)