Caktohet u.d i gjyqtarit mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

  • A.P /
  • 11 February 2025 - 10:01
Caktohet u.d i gjyqtarit mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) me propozim të kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka caktuar gjyqtarin Shkelzen Syla ushtrues detyre i gjyqtarit mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Syla u caktua në këtë pozitë në mbledhjen e 342-të të KGJK-së, të martën.

Deri te emërimi i Sylës erdhi pasi që gjyqtari që ka qenë ushtrues detyre i gjyqtarit mbikqyrës në këtë gjykatë, Sahit Sylejmani, ka arritur moshën e pensionimit.

Syla u caktua ushtrues detyre me votat e të gjjthë anëtarëve të Këshillit.

(Kosova Sot Online)