
Osmani konfirmon 'përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit me SHBA’të'

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Paris, është takuar me zëvendëspresidentin amerikan, J.D. Vance, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani ka shprehur mirënjohjën e thellë për aleancën me SHBA’të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.
“Në Paris, Presidentja Osmani takoi Zëvendës Presidentin amerikan J.D. Vance. Me këtë rast, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.”
(Kosova Sot Online)