Ja kur fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna

  • A.P /
  • 11 February 2025 - 12:23
Ja kur fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se e numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave, do të fillojë sot  më 11 shkurt në ora 16:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elelzi.

Numërimi fillimisht do të bëhet për votat e katër komunave.

“Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.”, tha ai.

Sipas Elezi procesi i numërimit në Qendrat tjera do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative.


(Kosova Sot Online)