Dyshohet se Rusia ka hedhur raketa balisitike në Kiev

  • A.P /
  • 12 February 2025 - 09:03
Dyshohet se Rusia ka hedhur raketa balisitike në Kiev

Ushtria ruse kreu një sulm me raketa në Kiev në orët e mëngjesit, njoftuan zyrtarët ukrainas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kjo është se si Putini dëshiron t’i japë fund luftës. Rusia kreu një sulm me raketa në Kiev dhe rrethinat e tij,” tha Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se të paktën një person u vra dhe disa zjarre shpërthyen në ndërtesa banimi dhe jorezidenciale.

Disa njerëz u plagosën, duke përfshirë një vajzë nëntë vjeçare në rrethin Obolon, pasi një raketë goditi një ndërtesë zyre, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës. Dy prej të plagosurve kanë përfunduar në spital, por nuk dihet shkalla e plagëve të tyre.

(Kosova Sot Online)