Osmani: Në Paris diskutuam zgjidhje që do të transformojnë botën

  • A.P /
  • 12 February 2025 - 10:28
Osmani: Në Paris diskutuam zgjidhje që do të transformojnë botën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar fotografi nga samiti për inteligjencën artificiale që u mbajt në Paris, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se bashkë me liderë të tjerë nga bota kanë diskutuar zgjidhje që do ta transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit.

“Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale. Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit. Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi!”


(Kosova Sot Online)