![Vjosa Osmani takohet me dy deputetë të CDU-së](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_vhh1739619477.jpg)
Gjykata lë në burg Erion Veliajn
![Gjykata lë në burg Erion Veliajn](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/14/auto_erion-veliaj1655228446.jpg)
Gjykata (GJKKO) ka konfirmuar masën arrest në burg ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa ndaj gruas së tij, Ajola Xoxa ndryshon masa nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në vendim thuhet se personi nën hetim Ajola Xoxa do të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.
Gjithashtu ajo nuk lejohet të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.
(Kosova Sot Online)