![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Berisha: Edi Rama duhet të japë dorëheqje urgjent
![Berisha: Edi Rama duhet të japë dorëheqje urgjent](/uploads/kosova-sot/images/2024/November/27/auto_sali-berisha-320-11732707683.jpg)
Kryetari demokrat, Sali Berisha kërkoi përsëri dorëheqjen e Edi Ramës pas arrestimit të Erion Veliajt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Në qoftë se ju merrni të vërtetat për fyerje, ky është problemi juaj, po unë i kam deklaruar dhe i deklaroj në mënyrë të përsëritur se Ulsi Manja është në regjistrim, se i kanë dërguar çunat e Londrës 500 mijë euro.
Se përveç 500 mijë eurove, Ulsiu kërkon çantën Louis Vuitton.
E dyta, zonjë, nuk kam fyer unë. E keni gabim.
Ju doni t’u fyej, po unë nuk u fyej kurrë. Unë nuk zbres aty ku zbret Edi Rama, nuk e bëj kurrë atë që bën Edi Rama ndaj jush.
Në qoftë se unë përmend garderobën, ajo do hyjë në histori.
Po u tregoj një gjë, kemi qenë në vitin 1991, dhe ka besoj nga ajo kohë ndonjë deputet këtu, kur një drejtues i Partisë së Punës në atë kohë u ngrit dhe tha: unë kam qenë i mashtruar, nuk ma priste mendja kurrë që Enver Hoxha të kishte 3 dynym qilima të shtruar.
Dhe ai tha një të vërtetë se njerëzit nuk dinin.
Po unë besoj se nuk ka shqiptar që mund të besonte, po të mos shihte faturat një më një se Velica- nuk është fyerje- që e shoqja e Erion Veliajt të ketë blerë bizhu dhe fustane sa e shoqja e Asadit.
Po ju dilni këtu e më thoni, yt shoq sa tendera ka fituar nga Erion Veliaj?
Ka fituar apo jo? Na thoni? Se nuk është e rastit që e ndizni seancën në këtë mënyrë për një hajdut të shpifur.
Sikur asgjë të mos shihnit, mungesën e 130 milionë euro djegësit të Tiranës.
Po ju nuk mund ta ngrini kurrë kokën në këtë mënyrë.
Unë kërkoj me urgjencë ardhjen e Edi Ramës këtu dhe dorëheqjen e tij të menjëhershme.
Prisni se do ketë prapë të tjera gjëra.
Mos harroni se keni miratuar një deklaratë për të më nxjerrë mizogjen këtu.
Unë nuk jam mizogjen, kam respektuar gjithë jetën bashkëpunëtorët e mia, nënat, motrat.
Ju e patë si shpërtheu ai.
Ndaj prisni se do ketë të tjera,” tha Berisha.
(Kosova Sot Online)