Avioni që e transportonte në Mynih pëson defekt, Marco Rubio kthehet në Uashington

  • A.P /
  • 14 February 2025 - 09:46
Avioni që e transportonte në Mynih pëson defekt, Marco Rubio kthehet në Uashington

Avioni që transportonte sekretarin amerikan të Shtetit nga Uashingtoni në Mynih hasi në një problem teknik gjatë fluturimit dhe u kthye pas duke u ulur në bazën e Forcave Ajrore Andrews, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga Departamenti i Shtetit njoftojnë se Marco Rubio do të udhëtojë në Gjermani dhe më pas në vendet e Lindjes së Mesme me një avion tjetër duke u vonuar për disa orë.

Rubio do të udhëtojë në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut dhe në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-s.

Më pas ai do të udhëtojë në Izrael, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u takuar me zyrtarë të lartë.

(Kosova Sot Online)