![Zelensky: Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s](/uploads/kosova-sot/images/2022/October/15/200x200_putin-zelensky-russia-ucraina-600x360_11665814843.jpg)
Një person ka mbetur i plagosur në Prishtinë
![Një person ka mbetur i plagosur në Prishtinë](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/23/auto_shiriti-i-policise-skene-krimi_1542362395-8216910-600x3471716450429.jpg)
Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit pak pas mesnatës në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se i plagosuri është dërguar në QKUK.
“Rreth orës 00:15, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën “Shkupi” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
Ai tha se aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qëllim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, si dhe lokalizimin e të dyshuarit.
(Kosova Sot Online)