
Republika e Kosovës feston sot 17-vjetorin e Pavarësisë

Kosova, një shtet i vogël por me zemër të madhe, feston sot 17-vjetorin e Pavarësisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Shpallja e Pavarësisë u bë më 17 Shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Shteti i Kosovës tashmë është njohur nga 117 shtete, ku shteti i fundit i cili ka njohur pavarësinë është Izraeli.
Sot, 17 vite më parë, Kosova, shteti më i ri në Europë, shpalli pavarësinë nga Serbia duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore në Ballkanin Perëndimor.
17 vjet pas pavarësimit, Kosova vazhdon të përballet me sfida të mëdha, të jashtme dhe të brendshme si papunësia, varfëria, jo stabiliteti energjetik, pagat e vogla, ikje të rinjve e profesionistëve nga vendi.
(Kosova Sot Online)