Vuçiq: Po ruaj pjesën e Kushtetutës për Kosovën

  • A.P /
  • 21 February 2025 - 07:33
Vuçiq: Po ruaj pjesën e Kushtetutës për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar mbrëmë se po e ruan veçanërisht pjesën e Kushtetutës që ka të bëjë me Kosovën dhe, siç theksoi, në kushte të pamundura dhe nën presion, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke tentuar të thotë diçka, Vuçiq tha se ka arritur ta kthejë çështjen e Kosovës “në tavolinë” dhe të diskutojë sërish për Kosovën.

“Po e mbroj posaçërisht pjesën për Kosovën, në kushte dhe presione të pamundura. U përpoqa dhe arrita ta shpëtoj kur të gjithë të tjerët hoqën dorë”, tha Vuçiqi.

“Jam krenar për faktin që e kam mbështetjen më të madhe pikërisht në Kosovë”.

(Kosova Sot Online)