
Masa e dhënë nga Gjykata e Posaçme, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa, është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Xoxa është paraqitur për respektimin e masës së sigurisë dhënë nga GJKKO, detyrim paraqitje dy herë në muaj.
Sipas vendimit të datës 12 shkurt, ku iu ndryshua masa nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, Xoxa ka edhe detyrimin për t’u paraqitur të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 11:00.
Avokati Ermir Beta ishte duke e pritur në ambientet e brendshme të SPAK, ndërsa rreth 30 minuta pas procedurës ata janë larguar.
(Kosova Sot Online)