Grenell në Zyrën Ovale te Trump bashkë me Drejtorin e ri të FBI-së që e përkrahu

  • A.P /
  • 22 February 2025 - 12:01
Grenell në Zyrën Ovale te Trump bashkë me Drejtorin e ri të FBI-së që e përkrahu

Kash Patel dje është konfirmuar si drejtuesi ri i Zyrës Federale të Hetimeve (FBI) dhe ka dhënë edhe betimin e tij. Pas kësaj, Patel është parë edhe në Zyrën e Ovale në Shtëpinë e Bardhë bashkë me familjen e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në fotografitë e publikuar nga avokatja amerikane, Alina Habba, aty është parë edhe emisari presidencial për Misione Speciale, Rirchard Grenell, i cili ka qenë edhe një nga përkrahësit dhe lobuesit më të mëdhenj që Patel të konfirmohet si shef i ri i FBI-së.

(Kosova Sot Online)