Ja kush thotë: Ka llafe se disa deputetë do t’i bashkohen VV-së

  • A.P /
  • 24 February 2025 - 13:29
Ja kush thotë: Ka llafe se disa deputetë do t’i bashkohen VV-së

Burim Meta, ka thënë se ka elemente se disa deputetë të PDK LDK e AAK do t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje pasi të marrin statusin e deputetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se nuk përmend emra, por ka lëvizje.

“Ka fjalë, ka elemente, ka muhabte – që ka deputetë të opozitës të cilët do të ftojnë statusin e deputetit dhe do t’i bashkohen Vetëvendosjes. Ka të tillë edhe në AAK, ka edhe në LDK, dhe ka edhe në PDK”.

“Nuk jam këtu për me fol për emra, nuk i bëjë ato pazare unë”, ka thënë ai.

Pas kësaj, Burim Ramadani i tha Metës se sipas atij “kjo nënkupton se ka nisur peshkimi”.

(Kosova Sot Online)