Ja për kë votuan të rinjtë gjermanë

  • A.P /
  • 24 February 2025 - 14:21
Ja për kë votuan të rinjtë gjermanë

Mediat gjermane publikuan detaje rreth votimeve në zgjedhjet parlamentare të vendit, duke u fokusuar veçanërisht në rezultatet e partive sipas grupmoshave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Votuesit që dolën në qendrat e votimit për herë të parë votuan krejtësisht ndryshe nga ata që e ushtronin këtë të drejtë në vitin 2021. AfD-ja e ekstremit të djathtë dhe Die Linke e së majtës ekstreme kanë votuesit më të rinj, ndërsa CDU dhe SPD kanë mbështetjen e votuesve më të vjetër.

Nëse do të kishin votuar vetëm votuesit për herë të parë, e Die Linke do të ishte forca më e fortë me 26 përqind. Krahasuar me zgjedhjet e fundit federale në 2021, partia fitoi 18 për qind më shumë të votës nga votuesit për herë të parë.

Kjo do të thotë se spektri i votuesve për herë të parë ka ndryshuar tërësisht. Dy partitë që performuan më mirë në mesin e votuesve për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2021 ranë në mënyrë drastike: FDP-ja me 18 për qind më pak dhe të Gjelbërit me 12 për qind më pak.

Nga ana tjetër, ndër votuesit e moshës 60 vjeç e lart, CDU-ja mori numrin më të madh të votave, 37 për qind. E dyta në listë është SPD me 23 për qind të votave dhe e treta është AfD me 15 për qind të votave.

(Kosova Sot Online)