Merz: Europa duhet të organizojë vetë mbrojtjen

  • A.P /
  • 25 February 2025 - 09:10
Merz: Europa duhet të organizojë vetë mbrojtjen

Kancelari i ri gjerman, Friderich Merz, ka thënë në një konferencë për shtyp se po bën tratativat për të krijuar një koalicion të madh qeverisës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në planet e tij është bashkëpunimi me partinë e majtë të SPD. Po ashtu Merz kërkoi nga SHBA që të zhvillojnë marrëdhënie të ngushta dhe kërkoi nga BE që të veprojë shumë shpejt për të organizuar mbrojtjen e saj.

“Së bashku me 120 vendet e mbajtura nga socialdemokratët, 328 vendet tona nga 630 të mundshme do të thotë se ne jemi, natyrisht, në një pozicion për të formuar një qeveri, një koalicion kuq-zi. Dhe kjo është pikërisht ajo që duam. Unë kam marrë gjithashtu mbështetjen e plotë nga lidershipi i partisë dhe bisedimet e CDU-së do të mbajmë bisedimet në Komitetin Ekzekutiv Federal gjatë ditëve të ardhshme. Tashmë kemi bërë një ose dy bisedime me njëri-tjetrin.

Në përgjigje të deklaratave të bëra në Uashington javën e kaluar, është e qartë se ne evropianët duhet të jemi në gjendje të veprojmë shumë shpejt dhe se gjithashtu duhet të organizojmë aftësitë tona mbrojtëse shumë shpejt. Kjo është një çështje që ka prioritet absolut në javët e ardhshme. Ne duhet të flasim për këtë. Çështja e dytë e madhe, siç e dini të gjithë, është migrimi, propozimi i pazgjidhur për këtë çështje migrimi është në tryezën tone. Unë ende shpresoj se ne mund t’i bindim amerikanët se është në interesin tonë të përbashkët të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira transatlantike. Por si gjithmonë, ju duhet të përballeni edhe me skenarin më të keq. Nëse mbizotërojnë ata që me të vërtetë e bëjnë moton e tyre vetëm Amerikën e parë, pra pothuajse vetëm Amerikën, atëherë do të jetë e vështirë. Por mbetem me shpresë se do të kemi sukses në ruajtjen e marrëdhënieve transatlantike”, tha Merz.

(Kosova Sot Online)