Kraki: Nuk do të kemi nevojë për partnerë që të arrijmë shumicën në Kuvend

  • A.P /
  • 26 February 2025 - 08:35
Kraki: Nuk do të kemi nevojë për partnerë që të arrijmë shumicën në Kuvend

Nezir Kraki nga Koalicioni LVV-GUXO-Alternativa ka deklaruar se nuk do të ketë nevojë për partnerë që të arrihet shumica në Kuvend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Megjithatë, Kraki vlerëson se bashkëpunim duhet të ketë me të gjithë dhe pastaj sipas tij është në diskrecionin e Kurtit që të vendosë për shumicën e ardhshme parlamentare.

Ai në Tëvë1 ka shtuar se institucionet duhet të formohen sa më shpejtë.

”Unë e kam thënë dhe po e përsëris që nuk do të ketë nevojë për partner që të arrihet shumica në Kuvend. Bashkëpunim duhet të ketë me të gjithë, tani nëse ka vizion ndryshe, nëse Kurti e sheh ndryshe shumicën e ardhshme parlamentare atëherë është në diskrecionin e tij me vendos, por për momentin është herët. Institucionet duhet të formohen sa më shpejtë. Kjo që ka ndodhë me KQZ-në, problemet teknike keq që ndodhën ashtu dhe u krijua njëfarë frike, por unë besoj në integritetin e procesit edhe besoj totalisht në vërtetësinë e përqindjeve edhe të votave të numëruara”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)