Arrestohet një person në Skenderaj

  • A.P /
  • 28 February 2025 - 09:00
Arrestohet një person në Skenderaj

Në orët e mesditës të së enjtes, në Skenderaj u raportua një rast me elemente të veprës penale “Kanosje”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur si pasojë e një kontesti pronësor në zonën e Skenderajt.

Policia ka intervistuar ankuesin e gjithashtu edhe të dyshuarin dhe pasi janë ndërmarrë veprime tjera hetimore është njoftuar prokurori cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit V.H., 64 vjeçar, shtetas i Kosovës, të iniciohet rasti për veprën penale ,”Kanosje”.

Ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

(Kosova Sot Online)