Në Fushë Kosovë klienti e sulmon kamerierin e një picerie

  • A.P /
  • 28 February 2025 - 13:18
Në Fushë Kosovë klienti e sulmon kamerierin e një picerie

Një rast i çuditshëm dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një piceri në Fushë Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një klient dyshohet se ka sulmuar fizikisht një kamerier.

Bazuar në informacionet që ka Sinjali, i dyshuari e ka goditur me kokë në kokë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima, por edhe i dyshuari kanë marrë trajtim mjekësor ndërsa më pas kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë dëshmisë së tij, i dyshuari ka deklaruar se motivi i sulmit ka qenë gjoja energjia negative që kamerieri ia ka transmetuar dhe e ka shtyrë që ta godas.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.


(Kosova Sot Online)