
Ndalohet një shtetas serb për kalim ilegal të kufirit Serbi-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kalimit ilegal të kufirit, ku një person mashkull shtetas i Serbisë përmes rrugëve ilegale me veturën tij ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga Pk-ja është bërë e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe se i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
‘‘KALIM ILEGAL I KUFIRIT
Fsh. Rogoqicë, Kamenicë 03.03.2025 – 19:40. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë i cili përmes rrugëve ilegale me veturën tij ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar PK-ja.
(Kosova Sot Online)