Bërnabiq fyen rëndë Kosovën pasi opozita e 'kalli' sallën: I keni kënaqur mediat shqiptare

  • A.P /
  • 05 March 2025 - 11:00
Bërnabiq fyen rëndë Kosovën pasi opozita e 'kalli' sallën: I keni kënaqur mediat shqiptare

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Ana Bërnabiq, shkalloi pasi opozita ‘kalli’ Kuvendin serb, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo u shpreh me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve duke thënë se veprimi i opozites i kënaqi shqiptarët dhe mediat atje, e posaçerisht mediat e Albin Kurtit.

"I keni kënaqur mediat shqiptare, më së shumti mediat e Albin Kurtit", tha ajo.

Bërnabiq i referohet Kosovës me termin “Kosovo i Metohije”, siç dijnë vazhdimisht që ata ta bëjnë.

(Kosova Sot Online)